Kryeministri Hristijan Mickoski në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai ka pasur disa takime, mes të cilave me Muhamed Alabar – themelues dhe drejtor administrativ i Igëll Hills, me Muhamed Hasan Al-Suvaidi – drejtor i Abu Dabi Holding kompanisë zhvillimore, e cila është investitor kryesor global, si dhe me Mohamed Jameel Al Ramahi – drejtor ekzekutiv i Masdar Enerxhi Investment Kompani, një nga investitorit më të mëdhenj botërorë në energjinë ripërtërirëse dhe lëvizës i tranzicionit energjetik.

Mickoski në Fejsbuk publikoi se në takimet i ka prezantuar mundësitë për investim në Maqedoni dhe përpjekjet e Qeverisë që vendi të gjendet në hartën e investitorëve botërorë.

“1. Igëll Hills është kompani private për investim dhe zhvillim në patundshmëri me seli në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompania tashmë ka investuar në Shqipëri, Hungari dhe Serbi.
2. Abu Dabi Holding zhvillimor nga viti 2023 është mes 10 fondeve më të mira sovrane botërore sipas vëllimit të investimeve.

Vetëm për ilustrim në vitin 2024, ADQ dhe qeveria e Egjiptit kanë nënshkruar marrëvehsje për ADQ që të investojnë 35 miliardë dollarë amerikanë në zhvillimin e Ras el-Hekma në bregun mesdhetar egjiptian. Marrëveshja i jep të drejtë ADQ-së të zhvillojë 130 milionë metra katrorë tokë dhe është marrëveshja më e madhe për investime të huaja në historinë e Egjiptit.

3. Ndërsa Masdar është pionir i energjisë së pastër, duke i pozicionuar EBA-të në krye të tranzicionit energjetik botëror. Masdar është i pranishëm dhe përkrah më shumë se 40 vende në tranzicionin e tyre energjetik”, thotë Mickoski.

Me të gjitha kompanitë, shtoi ai, ka biseduar për projekte, mundësi dhe plane për investim në Maqedoninëë e Veriut, e cila si shtet vonohet në lobimin për t’u gjetur në hartën investuese të këtyre gjigantëve ekonomikë botërorë.

“Japim gjithçka që të sigurojmë ardhmëri dhe prosperitet për qytetarët tanë. Vazhdojnë kontaktet dhe lufta e jonë për përparim dhe zhvillim”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.