Më 16.04.2025 në orën 05.40 në Stacionin Policor Strumicë u denoncua se në rrugën rajonale 1402, në kryqëzimin për fshatrat Bansko, Gabrovo dhe Murtino, rrethi i Strumicës, ndodhi aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „folksvagen turan“ me targa regjistrimi të Strumicës, të drejtuar nga N.М.(33) nga Strumica dhe automjetit të pasagjerëve „оpel“ me targa regjistrimi të Strumicës, të drejtuar nga G.N.(32) nga fshati Koleshinë, rrethi i Strumicës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtarja në automjetin e pasagjerëve „folksvagen turan“, Е.А.(53) nga Strumica, ndërsa lëndime trupore pësuan dy vozitësit dhe bashkudhëtarët në automjetin „folksvagen“ , S.М.(32) nga Strumica, S.N.(49) nga fshati Bansko, rrethi i Strumicës, А.А.(52) nga Radovishi, А.А.(28) nga Strumica dhe një 17 – vjeçar nga Strumica, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Strumicë.TS