Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë.

Raportohet se i vrari është babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës. Policia ndodhet në vendngjarje.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.

Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume