Lëvizja Vetëvendosje e cila pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk po i bën numrat as për ta kaluar raportin për verifikimin e mandatave në Kuvend, duket se po kërkon sërish zgjedhje.

Pas Mimoza Kusari – Lilës, edhe partneri tjetër i kësaj partie, Faton Peci, ka thënë se nuk duhet të hidhet poshtë kjo mundësi.

“Opsioni tjetër, që unë mendoj që është real, edhe që mundet me ndodhë, që mundet me qenë në dobi të Kosovës dhe atyre që mohojnë vullnetin, meqë PDK ka dalë mepropozime, kryetari ka deklaru që 15 qershori mund të jetë datë e përshtatshme për zgjedhje të reja.

Unë mendoj që nuk është propozim i keq, nuk po them që e përkrahi, por nuk mendoj që duhet me hedhë poshtë” – u shpreh ai në Tëvë1, transmeton Nacionale

Sipas Pecit, ky nuk është kalkulim politik:

“Nuk është kalkulim, ne nuk jemi për të shkaktu shkelje ligjore dhe kushtetuese”.