Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Itali në qytetin Abbiategrasso, pranë Milanos.
Një 21-vjeçar me origjinë egjiptiane është vrarë me thikë gjatë natës.
Ai u gjet i plagosur rëndë në rrugën Bruno Fusè dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur një banor i zonës, duke u kthyer në shtëpi, pa trupin e pajetë të të riut në një kompleksi banesash publike dhe thirri menjëherë për ndihmë.
Mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan plagë të shumta me thikë në gjoks dhe krah, dhe viktima ndodhej pa ndjenja. Ai u transportua menjëherë në spital, ku fatkeqësisht pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.