Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka bërë edhe një tentim për të arritur pajtim ndërmjet partive politike – duke i ftuar ato sërish në konsulta para mbajtjes së seancës.

Nacionale mëson se brenda Kuvendit se takimi me përfaqësuesit e subjekteve parlamentare është caktuar të mbahet në orën 11:30, pak para fillimit të seancës.

LEXO EDHE:
Krasniqi: Dehari të mos bie nën ndikimin e manipulimeve partiake
Qëllimi i këtyre konsultimeve është arritja e një dakordimi për hapat e mëtejmë rreth konstituimit të Kuvendit, në një kohë kur ende nuk ka marrëveshje për funksionalizimin e institucioneve.

Mbetet të shihet nëse kësaj radhe partitë do të arrijnë një marrëveshje, apo nëse edhe ky takim do të përfundojë pa rezultat konkret.