Ish i burgosuri i Gjykatës Speciale, Nasim Haradinaj u ka reaguar krerëve të partive politike me një thirrje për vëmendje te krerët e UÇK-së që tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë nga Dhomat e Specializuara.

“Edhe sa vjet duhet me qëndru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!”, shkruan ai.

”Mirëmëngjesi, liderë të partive politike!

A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?

Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!

Derisa ju po i numëroni votat, ata dhe Kosova po i numërojnë ditët në burg”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume