Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë arrijnë deri në dy orë.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra e Menaxhimit Kufitar ku mes tjerash theksohet se kolonat atje janë deri në 700 metra.

Sipas të dhënave të kësaj qendre, tek Dheu i Bardhë janë regjistruar pritje deri në 30 minuta me kolona në dalje që arrijnë deri në 200 metra, njofton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume