Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik, ku Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

Për këtë aksion ka shkruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili thotëse populli dhe shteti kërkojnë drejtësi, shrkuan Reporteri.net.

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. 0 tolerancë!”, ka shkruar Sveçla.