Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kaninë të Vlorës, ku një grua 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas informacioneve policore, dyshohet se shtetasja G. A. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Mësohet gjithashtu se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia dhe autoritetet përkatëse kanë referuar materialet në Prokurori, për të vijuar me procedurat ligjore dhe hetimet e mëtejshme, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori, pasi dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, në banesën e saj në fshatin Kaninë, shtetasja G. A., 43-vjeçe, e cila vuante gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor.