Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi, ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për Gjestin gjatë edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”.

Ai komentoi situatën mes Joz Markut dhe fituesit të këtij edicioni, Gjesti, duke u fokusuar tek përvoja e Jozit përpara se të niste pjesëmarrjen në reality show.

ADVERTISING

Stresi e përshkroi Jozin si “bari delesh” dhe tha se ka qenë i angazhuar me punë të thjeshta si kujdesi për dele dhe lopë, duke shtuar se nuk ka asgjë ofenduese në këtë fakt.

“Në radhë të parë ka qenë bari delesh, është marrë me dele, me kullota me lopë andej ku ka ndenjur. Ia kam thënë edhe kur të jetë prezent. Bari nuk është ofendim”, theksoi ai.

Moderatori Ronaldo Sharka, e kërkoi që të shmangte fjalët ofenduese, ndërsa Stresi i kërkoi të publikojë mendimet e tij, duke e lënë gjykimin për publikun.

Gjesti, i shpallur fitues i “Big Brother VIP Albania”, ka marrë shpërblimin e madh prej 100 mijë eurosh.