Një i vdekur dhe një e lënduar mbetën dje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Viktima e këtij aksidenti ishte shoferi i veturës, 30 vjeçari Leonard Avdyli.

Ndërkohë dyshohet se pasagjerja në veturë me të ishte e fejuara e tij.

Ajo po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është në gjendje jo të mirë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume