Ka vdekur në QKUK personi që u aksidentua më 13 prill në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh ku bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

“Lidhur me rastin, raportohet se më 21.04.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar më 13.04.2025.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume