Personi që vdiq në aksidentin në Suharekë ishte mik i Anton Qunit: Lamtumirë miku im

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën ndërmjet fshatrave Shirokë dhe Sopij të komunës së Suharekës, ku si pasojë e një vetaksidenti ka humbur jetën një person.

Personi që humbi jetën është Enver Kolgeci, mik i Anton Qunit.

Quni ka reaguar në “Facebook”, duke e vlerësuar lart personalitetin e të ndjerit.

“Lamtumirë Enver Kolgeci Miku im Enver, ike herët duke m’i lënë vetëm kujtimet. Do të të kujtoj me të gjitha ato vlera njerëzore; i drejtë e i sinqertë, këmbëngulës, gazmorë e i fjalës. Ishe shembull se si me modesti ju gëzoje fitoreve e sa me dinjitet i përballoje humbjet dhe dhimbjet. Jam krenar që të njoha dhe të kisha mik të veçantë!Pushofsh në paqe!“, shkroi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume