Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mbajti një fjalim sot në një aktivitet ku
u shënua "Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë".
Bashkangjitur Ju dërgojmë fjalimin e ministrit Durmishi.

Në kushte të ndryshimeve të thella në botën e punës, globalizimit, ndryshimeve teknologjike, modeleve
të reja të biznesit, etj., një nga sfidat më të rëndësishme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës është të
përcaktojë se cilët persona, respektivisht punëtorët, duhet të jenë objekt i mbrojtjes dhe të gëzojnë
mbrojtje adekuate në punë.
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe digjitalizimi i botës afariste në dekadën e fundit ka mundësuar
hapjen e llojeve të reja të vendeve të punës, të cilat dhjetë vjet më parë as që mund t'i imagjinonim.
Gjithashtu, shumë vende pune që dikur kanë qenë tradicionale, tani po ndryshojnë dhe përshtaten me
teknologjitë e reja dhe mënyrat e punës, në të ardhmen do të hapen edhe më shumë vende të reja pune
që do të bazohen në teknologji dhe digjitalizim, siç janë vendet e punës në fushën e teknologjisë,
automatizimi i proceseve, zhvillimi i inteligjencës artificiale etj.
Megjithatë, së bashku me hapjen e vendeve të reja të punës, do të ketë edhe ndryshime në vendet
ekzistuese të punës, të cilat do të kërkojnë që punëtorët të zhvillojnë shkathtësi të reja dhe të
përshtaten me teknologjitë dhe mënyrat e reja të punës. Kjo për shkak se teknologjitë e reja shpesh
ndryshojnë mënyrën në të cilën punohet dhe kërkojnë një set të ndryshëm të shkathtësive.
Sektori i Koordinimit të
aktiviteteve të ministrit Сектор за координација на
активностите на министерот

Në këtë drejtim, e me qëllim që përfshirjes dhe përshtatjes më të lehtë të punëtorëve me nevojat e
tregut të punës, respektivisht përvetësimin e shkathtësive kompjuterike dhe arsimimit digjital, me qëllim
të rritjes së punësisë dhe konkurrentësisë në tregun e punës, me Planin operativ për programet dhe
masat aktive për punësim dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2025, parashikojmë disa masa që
kanë të bëjnë me trajnimin dhe zhvillimin e shkathtësive digjitale, siç janë trajnimi i avancuar i
shkathtësive TI, specialist për inteligjencë artificiale, specialist për rrjetet, trajnim për marketing digjital
dhe teknologjitë moderne të bazuara në inteligjencën artificiale.
Të gjitha këto trajnime do të mundësojnë rikualifikimin, kualiikimin plotësues e të gjithë atyre që duan
të përvetësojnë, por edhe të avancojnë shkathtësitë e tyre në mënyrë që të rrisin konkurrentësinë e tyre
dhe integrimin më të shpejtë në tregun e punës dhe përfshirjen në tendencat e reja siç janë digjitalizimi i
vendeve të punës, meqë vetëm në këtë mënyrë, duke investuar në zhvillimin e shkathtësive digjitale, do
të hapim vende të reja të punës.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës është e përkushtuar në zhvillimin e rregullativave që do t'u përgjigjen
sfidave të reja që i sjell digjitalizimi. Jemi duke punuar për krijimin e kornizës ligjore që do të marrë
parasysh edhe aspektet fizike edhe ato psiko-sociale të punës në botën bashkëkohore. Është me rëndësi
thelbësore të punohet në harmonizimin e teknologjive të reja me politikat e sigurisë dhe shëndetit, por
edhe në rritjen e vetëdijes për sfidat ndaj sigurisë dhe shëndetit në punë që lidhen me transformimin
digjital të punës dhe përdorimin e teknologjive digjitale në punën e përditshme.
Puna në distancë ( puna nga shtëpia) , puna e lëvizshme ndryshon fleksibilitetin e punës me mundësinë
e përmirësimit të baraspeshës ndërmjet punës dhe jetës, e gjithë kjo do të thotë se sistemet e
menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë duhet të ndryshohen dhe të adaptohen duke zbatuar
metoda të reja të punës. Por duhet të merret parasysh se përmirësimi i vendeve të digjitalizuara të
punës duhet të çojë në baraspejshën e mirëfilltë, punë-jetë, në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet
psikosociale.
Si ministër i Ekonomisë dhe Punës, i cili ka kompetencën dhe rolin për t'u kujdesur për avancimin e të
drejtave të punëtorëve, në botën e digjitalizimit nuk guxojmë të harrojmë punëtorin që duhet të
përfshihet në çdo ndryshim të çdo zhvillimi teknologjik. Duhet të jemi të vetëdijshëm për atë se si
ndryshimet teknologjike ndikojnë në shëndetin fizik dhe mental të punëtorëve. Respektivisht, të
krijojmë mjedis pune, vend pune ku teknologjia do të shërbejë për të përmirësuar kushtet, por jo edhe
për të injoruar dinjitetin njerëzor. ”Teknologjia është këtu për të na ndihmuar, por faktori njerëzor
mbetet vendimtar. Është detyra jonë të sigurojmë që përparimi digjital të shkojë paralelisht me kujdesin
për shëndetin dhe mirëqenien e punëtorëve. Përparimi dhe teknologjia mund të krijojnë botë më të
mirë, por vetëm nëse ajo botë ndërtohet në bazë të sigurisë, besimit dhe kujdesit për njerëzit.
Kjo është arsyeja pse Ministria në periudhën e ardhshme do të punojë në rritjen e vetëdijes, nxitjen e
debateve dhe diskutimeve për rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në punë në këtë epokë digjitale në të
cilën jetojmë dhe punojmë me theks të veçantë në nevojën për të pasur "qasje të përqendruar te njeriu"
gjatë dizajnimit, zbatimit, menaxhimit dhe përdorimit të teknologjive digjitale.

Në fund, do të doja të shtoj se duhet të pranojmë se bota po ndryshon. Bota afariste ndryshohet dhe
zhvillohet vazhdimisht, duke krijuar mundësi, por edhe sfida të reja. Prandaj, duhet të na jetë e qartë se
është thelbësore të jemi proaktivë në përshtatjen me tendencat dhe teknologjitë e reja në mënyrë që të
mbetemi konkurrues në tregun e punës dhe të sigurojmë karrierë të suksesshme në të ardhmen, në
mënyrë që të mund t'i mbajmë të rinjtë në vendin tonë, por edhe të tërheqim ata që janë jashtë vendit
për t'u kthyer dhe për të krijuar të ardhmen e tyre këtu.