Qoku: Nuk kemi kërkuar që Taravari të largohet nga qeveria! Ai është dhe ka qenë gjithmonë i mirëseardhur në VLEN

Deputeti i koalicionit VLEN, dhe përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqeodninë e Veriut, Bekim Qoku në një deklaratë për TV21, bëri të ditur se nuk është kërkuar që Arben Taravari të largohet nga Qeveria. Tutje theksoi se çdo subjekt politik brenda VLEN-it që bashkëpunon me BDI-në dhe me Ali Ahmetin për VLEN-in është e papranueshme.
“Nuk është kërkuar të largohet nga qeveria, por ne natyrisht jemi të bindur që çdo subjekt politik brenda familjes VLEN, që koketon, bashkëpunon fshehurazi, pa dijen tonë, për interesat grupore, me BDI-në dhe me Ali Ahmetin, ka qenë e papranueshme”, tha Bekim Qoku për TV21.
Mes tjerash deputeti i VLEN-it Bekim Qoku nuk komentoi asnjë vlerësim rreth kreut të ASH-së, Arben Taravarit, por shtoi se si koalicon do të diskutojnë dhe do të vendosin për fatin e VLEN-it.
“Nuk do të komentoj asnjë vlerësim rreth Taravarit dhe ASH-së, janë ato vendimet e tyre. Do ulemi, do i gjykojmë, do të vendosim për fatin e VLEN-it. Taravari është, ka qenë i mirëseardhur gjithmonë këtu, ne kemi qenë një dhe kemi tentuar të jemi një. Por se çfarë, veprimet e tij, duhet të, duhet ai të japë përgjegjësi”, theksoi Bekim Qoku- deputet i koalicionit VLEN.