Profesori i ekonomisë Visar Ademi pritet të kandidojë për kryetar të Komunës së Gostivarit. Sipas burimeve të TV21, pritet të kandidojë si i pavarur për kryetar komune.

I kontaktuar nga TV21, Visar Ademi tha: “Akoma është shumë herët për konfirmim ose mohim për kandidaturën, por e vërtetë është që shumë njerëz nga Gostivari sa herë që ka zgjedhje lokale, kërkojnë kandidimin tim. Gjithsesi do ndjekim zhvillimit politike dhe do vendosim përfundimisht.”