Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale në Prokurorinë Themelore kompetente në Kumanovë kundër S.Sh., i punësuar në Njësinë Policore Mateç pranë SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale ,,vjedhje të energjisë elektrike, energjisë termike ose gasit natyror “ sipas nenit 235-а paragrafi 1 të Kodit Penal. Gjegjësisht, në periudhën kohore prej datës 01.03.2024 deri me datë 09.01.2025 S.Sh. me synimin të përfitojë për vete dobi të kundërligjshme pronësore, pa pëlqimin e Elektrodistribucionit DOOEL Shkup-KEC Kumanovë në njehsorin elektrik që evidencohet në А.М. nga f. Likovë, ka lidhur tre fazat me kabllo para njehsorit elektrik drejtpërdrejt në përçuesit elektrikë që çojnë në objektin hotelerik, pa e bërë regjistrimin e energjisë elektrike nga njehsori elektrik dhe e ka përdorur për nevojat e veta në mënyrë të paaurtorizuar, me çka Elektrodistribucionit DOOEL Shkup i ka shkaktuar dëm material prej 398.847 denarë. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalsitike dhe i Standardeve Profesionale kundër nëpunësit policor S.Sh. parashtroi propozim për nisjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për thyerjen e rendit dhe disiplinës të punës dhe shqiptoi masa të detyrueshme që t’i merret arma dhe municioni zyrtar. TS