23 vjeçari nga Shtipi me sëpatë dëmton derën e shtëpisë duke tentuar që ta sulmojë fizikisht motrën e tij

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër B.S.(23) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „kërcënimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës“ dhe „moszbatimi i vendimit të gjykatës“. Më 10.04.2025 në Shtip, i denoncuari ka dëmtuar me sëpatë derën e shtëpisë familjare, duke tentuar që ta sulmojë fizikisht motrën e tij, ndërkohë ka vepruar në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Themelore Shtip.TS