66 vjeçari nga Tetova sulmon fizikisht partneren e mëparshme, ka kërkuar ta heq kallëzimin ndërsa në rrjete sociale ka publikuar foto të saj

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.K.(66) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „rrezikimi i sigurisë“ dhe „përgjimi“. Më 18.12.2024 i denoncuari e ka sulmuar fizikisht partneren e mëparshme dhe më pas i është lajmëruar vazhdimisht përmes thirrjeve telefonike dhe ka kërkuar që ta tërheqë kallëzimin që e ka parashtruar ndaj tij, ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar fotografi të saja.TS