Katër persona humbën jetën në Topollë (Serbi) gjatë pastrimit të një gropë septike, raportoi media serbe Kurir, ndërsa Glas Shumadije njofton se numri i viktimave është pesë.

Sipas informacioneve të Kurir, personat ranë në gropën septike në një objekt për ruajten e derrave në rrethana ende të paqarta, ndërsa po përpiqeshin ta pastronin, dhe kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhen forcat policore, zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe ato mjekësore.