SHBA-ja ka nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj energjetike dhe minerale, pas muajsh negociatash të tensionuara.

Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimi rindërtimi për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta e saj me Rusinë, raporton BBC.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka thënë se kjo tregon se të dyja palët janë të përkushtuara për paqen dhe prosperitetin e qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për marrjen e ndihmës ushtarake të SHBA-së.

Ukraina besohet se ka rezerva të mëdha të mineraleve kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale.

Marrëveshja vjen në mes të një lufte tregtare të SHBA-së me Kinën, ku 90% e stoqeve aktuale të mineraleve të rralla në botë e kanë burimin.

Sipas deklaratës nga Thesari i SHBA-së të mërkurën pasdite, Fondi i ri i Investimeve për Rindërtim SHBA-Ukrainë njeh “mbështetjen e rëndësishme financiare dhe materiale” që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës që kur Rusia pushtoi në shkurt të vitit 2022.

Kremlini ende nuk i është përgjigjur marrëveshjes.