Prokuroria e Beratit ka kërkuar një dënim prej 6 vitesh burg për Romeo Oçon, i akuzuar për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Sipas akuzës, më 25 nëntor 2024, Romeo Oço ka ngacmuar një të mitur, shtetasin me iniciale A.Gj., duke tentuar ta tërhiqte me forcë dhe kundër dëshirës së tij. I mituri, pas refuzimit të ngacmimeve, është tërhequr dhe çjerrë nga dora, ndërkohë që situata është ndalur vetëm kur babai i të miturit ka mbërritur në vendngjarje pas një telefonate urgjente nga i biri.
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, ka rezultuar se i mituri ka pësuar dëmtime nga një mjet i fortë mbrehës. I mituri ka treguar se ka lajmëruar të atin pasi ka vënë re se një burrë po e ndiqte nga pas dhe tentonte ta tërhiqte me forcë.
Prokuroria ka theksuar gjithashtu fjalorin ofendues dhe të papërshtatshëm që ka përdorur i akuzuari gjatë ngacmimeve, duke kërkuar nga djali i mitur të kryente marrëdhënie intime pa dëshirën e tij.
Në përfundim të hetimeve, prokuroria ka provuar se Romeo Oço ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj të miturit.