Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se partia të cilën e drejton nuk fshihet prapa asgjëje dhe siç ai “është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj”.

“Ne jemi këtu për Kosovën. Dhe për Kosovën, ulemi gjithmonë. Por kurrë s’do të heshtim.Jo përballë bllokadës. As përballë paaftësisë. E as për mungesën e vullnetit për zgjidhje”.

“Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve”.

“Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat – pikë. PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë”.

“Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!”, shkruan ai në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume