Ushqim dhe pije me miqtë, shëtitje me të afërmit, buzëqeshje dhe humor i mirë. Shumë qytetarë e shfrytëzuan ditën e sotme jo-pune për ta kaluar nëpër parket e Shkupit ose në vendet piknike.
Në parkun e Gazi Babës kishte edhe fëmijë, edhe të rinj, por edhe më të moshuar që vendosën ta festojnë festën në këtë mënyrë. Disa nga qytetarët dolën në protestë, ndërsa disa e ruajtën traditën shumëvjeçare për ta kaluar festën me zgarë, ushqim dhe miq.
Çfarë për ta përfaqëson festa e 1 Majit?
E njëjta pamje ishte edhe nëpër gjithë shtetin – disa në protestë, disa në natyrë, por të gjithë me të njëjtin mesazh: punëtori duhet të vlerësohet.