Asllan Koka

Ligje. Vendime. Dokumente. Zbatim. Askush tjetër nuk ka meritë.

1. Zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Kovaçevskit
Me funksion ekzekutiv të drejtpërdrejtë dhe përgjegjësi të plotë qeveritare. E drejtoi procesin brenda institucioneve.

2. Koordinator shtetëror për Korridorin 8 dhe 10D
Vendimi i Qeverisë e përcaktonte si personin përgjegjës për marrëveshjen, zbatimin dhe koordinimin ndërinstitucional.

3. Negocioi dhe mbylli kontratën me Bechtel & Enka
Më 8 mars 2023 u nënshkrua marrëveshja më e madhe në historinë e RMV-së – me vlerë 1.3 miliardë euro. Marrëveshje pa tender, me negocim të drejtpërdrejtë. Bisedimet u udhëhoqën nga Grubi.

4. Përgatiti dhe miratoi Ligjin e Posaçëm në Kuvend – 4 maj 2023
Ligji e përjashtoi projektin nga prokurimi publik. U hartua nga kabineti i tij dhe u mbrojt personalisht në Kuvend. Pa këtë ligj, projekti nuk do të ekzistonte.

5. Siguroi disbursimin e fondeve dhe fillimin e punimeve – fundi i vitit 2023
Lotet Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan nisën ndërtimin gjatë mandatit të tij. Pagesat janë nënshkruar dhe lëshuar nga Qeveria që ai përfaqësonte.

6. Blindoi projektin me penalitete mbi 250 milionë euro
Çdo ndërprerje e njëanshme e kontratës sjell dëmshpërblim financiar për Bechtel & Enka. Projekti është i pakthyeshëm, edhe me ndërrim pushtetesh.

7. E lidhi drejtpërdrejt me SHBA-në dhe strukturat e saj strategjike
Bechtel është kompani amerikane. Projekti mbështetet nga Ambasada e SHBA-së dhe është pjesë e korridorit transatlantik Durrës–Sofje.

8. Përballoi vetë të gjitha sulmet politike dhe akuzat nga opozita
VMRO dhe mediat e saj nisën fushatë kundër marrëveshjes. Asnjë bashkëqeverisës nuk e mbrojti projektin. Grubi doli publikisht dhe e mbrojti në çdo front.

9. Qeveria e Mickoskit tentoi ta ndalë por nuk mundi
Në shtator 2024 paralajmëroi rishikim. Në mars 2025 pranoi publikisht se projekti vazhdon. Kontrata, ligji dhe diplomacia e bënë të paprekshëm.

Në fund, u bë kurban.
Sepse kështu e ka ky vend: ai që ndërton sakrifikohet.

Korridori 8 është i Artan Grubit. Pikë.