Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se deri në 2027, Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me BE.

Nga Lezha, Rama u shpreh se më 16 maj, e gjithë Europa do vijë në Tiranë dhe shtoi se kjo nuk është rastësi.

“Shqipëria duhet t’i mbyllë negociatat. Pse nuk e bën bufi? A e imagjinoni të çoni bufin në Europë, çfarë bëhet? Do vijë gjithë Europa këtu më 16 maj, te këmbët e Skëndërbeut atje. Nuk është rastësi. Do vijnë të Gjergj Kastrioti më 16 maj”, shtoi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume