Derbi i javës në Ligën Premier i takoi Chelseat që fitoi 3-1 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së 35-të.

Chelsea e nisi shumë mirë takimin, praktikisht duke shënuar që në start.

Pedro Neto asistoi te Enzo Fernandezi cili shënoi për 1-0, duke e hapur takimin.

Londinezët shënuan edhe pak pa u mbyllur pjesa e parë me Noni Madueken, poir që ishte në pozitë jashtë loje.

Me të nisur pjesa e dytë, Chelsea shtoi epërsinë, pasi mbrojtësi Jarell Quansah shënoi në portën e tij për 2-0.

Krejt çfarë bëri kampioni që u shpall javë më parë, Liverpooli, ishte një gol me Virgil van Dijk që me kokë gjeti rrjetën për 2-1.

Chelsea gjeti rrjetën edhe në kohën shtesë, me Cole Palmer që ishte i saktë nga penalltia për 3-1.

Kjo fitore e afron Chelsean me Ligën e Kampionëve, pasi tani kanë 63 pikë, aq sa Neëcastle në vendin e katërt.

Liverpooli mbetet me 82 pikë, aq sa kishte kur u shpall zytarisht kampion.