Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur për t’u marrë në pyetje në SPAK.

Ajo pritet të mbërrijë në SPAK në orën 10:30 dhe do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.

Ajola Xoxa është në hetim në dosjen e Erion Veliajt dhe ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Rasti po hetohet.