Sulmuesi Harry Kane ka arritur të fitojë trofeun e tij të parë të karrierës profesionale në moshën 31-vjeçare, teksa ditën e sotme u shpall kampion i Bundesligës nga divani me Bayern Mynihun. Pavarësisht se Kane ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë për vite, është e pabesueshme që ai nuk ka arritur të fitojë një titull deri tani.
Një festë legjitime ka shpërthyer në kampin bavarez, ndërkohë që sulmuesi anglez ka postuar menjëherë në “Twitter”, një emoji me trofe, i cili u bë menjëherë viral në rrjetet sociale
https://twitter.com/i/status/1919087219727388766