Ejup Berisha
Asnjë konflikt apo dhe luftë të cilin i ka perkrahur dhe e ka ndihmuar populli nuk guxon të cilsohet si pronë e nje individi, grupi të ngushtë individësh apo dhe i një subjekti të vetëm politik. Kjo duhet të vlejë
edhe për konfliktin e vitit 2001 i cili shpertheu këtu në vendin tonë mes forcave të armatosura maqedonase dhe pjestarëve të ish UQK-së. Pra edhe ky nuk guxon të konsiderohet pronë e askujt edhe pse dikush ka tendenca të tilla. Apo aq më pak i njëjti mund të llogaritet pronë e një subjekti të vetëm politik i themeluar një vit pas përfundimit të konfliktit në fjalë. Interesant vite me radhë për ngjarjet e vitit 2001 nëpër manifestime përkujtimore përherë flasin vetëmse një grup i ngushtë individesh. Mendoj se për konfliktin ndonjëherë është mirë që të flasin edhe njerëz të tjerë psh edhe familjarët e individëve të rënë heroikishtë në fushbetejat e luftës pasiqë këta këtë gjë do ta bënin më realishtë dhe më sinçerishtë. Ndërsa ai grup i pakët i individëve të cilët gjithmonë kanë folur për konfliktin dhe rreth tij kamë përshtypjen se kanë filluar të bëhen paksa të bezdisëshëm për faktin se këta i kanë fryer apo dhe i kanë shtrembruar realitetet dhe faktet që kanë të bëjnë rreth ngjarjes. Vlersoj se përshtypjet, vlersimet dhe ndjenjat e familjarëve të individeve të rënë në altarin e lirisë do të ishin më origjinale, më pozitive, më të drejta dhe më bindëse sesa të atyre individëve të cilët rregullishtë dalin para qytetarëve gjatë shënimit të përvjetoreve të rendesishme të konfliktit dhe thonë shumë
gjëra. Një pjesë e atyre pak individëve të cilët flasin shumë shpesh nëpër tubime përkujtimore çdo vjet tanimë janë politikan dhe krijohet dyshimi dhe përshtypja se këta me paraqitjet e tyre publike këtë gjë e bëjnë me qëllim që të mbledhin pikë politike për veten dhe për subjektin e tyre politik. Duhet thë
në se politikanët shumë shpesh gabojnë e populli nuk gabon, se politikanët janë shumë subjektiv e populli është objektiv, se politikanët dinë shumë shpesh edhe që ti zbukurojnë e ti shtrembërojnë faktet për ngjarjet dhe ndodhitë e populli gjithmonë e thotë realitetin e zhveshur për to. Për politikanët gjithashtu egziston edhe ajo bindja e përhershme negative e ajo është se të njejtët janë gënjeshtar prandaj si tu besohet të njejtëve njerëz ndërsa kjo gjë nuk ndodh me popullin se ky nuk gënjen. Mendoj se ndonjëher edhe këtij duhet dhënë mundësia dhe e drejta që të shprehet lirshëm dhe realishtë, apo dhe të njejtit duhet dhënë hapsirë më e madhe në opinion që pas 24 vitesh që edhe ky të tregon se cilat janë vlersimet apo dhe përshtypjet e tij reale dhe objektive për te arriturat apo dhe për lëshimet pas konfliktit të vitit 2001 e jo vetëmse politikanëve të cilët fjalën e marrin vetë. Pra përskaj fitoreve gjatë konfliktit pas tij ka pasur edhe lëshime për shkaqe subjektive posaqërishtë gjatë zbatimit të Marrveshjes së Ohrit. Dihet se disa individ kanë qenë edhe udhëheqës politik të ish UQK-së por me këtë rast duhet thënë se ka pasur edhe kontribues të tjerë të shumtë në konflikt të cilët jo vetëm që nuk i dëgjojmë por për ta edhe nuk flet askush. Pra shumë keq është që askush se dëgjon dhe se përfillë zërin e popullatës që ka qenë i përshirë dhe ka dhënë kontribut shumë të madh dhe të pakursyeshëm në konflikt. Ripërsëris nuk mund të përvetsohen përpjekjet për liri dhe barazi nga një individ apo dhe nga një grup i caktuar i tyre. Konflikti i vitit 2001 ishte aktivitet apo dhe veprimtari rezistuese kolektive të cilin e perkrahën shumica dërmuese e popullit shqiptar dhe është e padrejtë që dikush ta merr guximin që ti përvetson kontributet kolektive vetëmse për veten e vet. Dhe për fund politikanët e ngritur dhe me vetedije të lartë kombëtare e ngrisin dhe e madherojnë në vazhdimsi kombin e tyre e politikanët e prapambetur dhe egoistë e favorizojnë dhe e madhërojnë vetëmse veten e tyre. Psh në Francë të gjithë por edhe politikanët bile edhe ata që kanë udhëhequr revolucione kur kanë folur për lufterat dhe betejat e mëdha e të lavdishme gjatë tërë kohës nga gojët e tyre nuk e kanë larguar kombin francez. Në Francë është shumë e njohur parulla Vive le people française. Ndërsa këtu te ne disa individ pjesmarrës në konfliktin e vitit 2001 përparsi i japin vetemse vetvetes dhe flasin përherë vetëmse për kontributin e tyre individual e jo edhe për kontributin dhe sakrificat qe i ka bërë populli shqiptar. Këta gjatë tërë kohës brohorasin Rrofsha vetëm unë e jo rroftë populli shqiptarë. Duhet theksuar se me egoizëm nuk ka lezet e as kuptim edhe liria e fituar.