Më 03.05.2025, zyrtarë policorë nga SPB Koçani kanë arrestuar M.Ç. (21) nga fshati Obleshevo – Koçan, S.M. (26) nga fshati Çeshinovë – Koçan, A.R. (26) nga Koçani, N.M. (20) nga Koçani dhe D.M. (19) nga Koçani.

Gjatë kontrolleve të kryera në shtëpitë e M.Ç. dhe S.M. në Obleshevë dhe Çeshinovë, të realizuara me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Ndërkohë, zyrtarë policorë nga SPB Koçani kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë edhe tek N.M. dhe D.M., të cilën më parë e kishin blerë nga A.R. Gjithashtu, me urdhër gjyqësor janë kryer kontrolle edhe në shtëpitë e A.R. dhe N.M.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, SPB Koçani do të dorëzojë kallëzimet përkatëse.