Gjatë ditës së djeshme (4 maj), nga ora 14:00 deri në
20:00, në zonën e SPB Tetovë, është kryer kontroll i përforcuar i
automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit janë
zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 130 drejtues mjetesh (TE-85 dhe
GV-45) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe
jashtë vendevr të banuara. Prej tyre, 4 drejtuesve të mjeteve (TE-
2 dhe GV-2) janë privuar nga liria për kryerjen e veprës penale të
dënueshme nga neni 297-a të Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në
mënyrë të pakujdesshme”. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 7
lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-6 dhe GV-1).