Më 04.05.2025 në ora 15.45 në SPB Kumanovë është denoncuar se në kryqëzimin e rrugës magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë dhe rr.„223“ në Kumanovë ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „fiat“ me targa regjistrimi të Kumanovës, të drejtuar nga S.C.(71) nga f.Аllgunjë, komuna Nagoriçan i Vjetër dhe automjetit të pasagjerëve „tojota“ me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga 33-vjeçarja B.S. nga Republika e Kroacisë. Në aksident lëndime të rënda trupore pësuan shoferi S.C. dhe bashkudhëtari i tij М.М.(71) nga f.Аllgunjë, ndërsa lëndime trupore pësuan B.S. dhe bashkudhëtarët e saj Ј.Ј.(32) dhe Z.Т.(59), të dy nga f.Rankovc, komuna e Rankovcit dhe një i mitur nga R. e Kroacisë, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu ekipi i SPB Kumanovë.TS