Më datë 05.05.2025 në ora 22:25 në SPB Tetovë, personi B.A. (51) nga fshati Bogovinë i Tetovës ka raportuar se shtëpia e tij në Bogovinë është përfshirë nga zjarri. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes së Tetovës. Gjatë përpjekjes për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit, pronari është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Ekipi i SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes.