Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Brunei, ndërsa është pritur me nderime të larta.

E para e shtetit, e ka quajtur një moment historik vizitën atje që thekson miqësinë dhe respektin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.

E sot, Osmani në një postim në Facebook ka ndarë pamje ku orkestra mbretërore e Bruneit interpreton këngën “ Mora fjalë”

“‘Mora fjalë’ solli në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge emblematike, të performuar kësaj radhe nga orkestra mbretërore e Bruneit, duke dëshmuar respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve”, shkruan Osmani.

Kënga “Mora fjalë”, i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume