Më 05.05.2025 në ora 13.55 në SPB Shkup është denoncuar se në kryqëzimin e rr.„Natanail Kuçevishki“ dhe rr.„Ho Shi Min“ në Shkup ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „folksvagen golf“ me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga N.D.(24) nga Shkupi dhe një mopedi me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Sh.Naum Ohridski“. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.TS