SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër V.М.(39) dhe Т.S.(56), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Më 18.01.2025 në Institucionin Ndëshkues – Korrektues Burgu Idrizovë, i denoncuari V.М. ka sulmuar policin e burgut përderisa ka kryer veprime zyrtare. Ndërsa, më 15.02.2025 në burgun Idrizovë, i denoncuari Т.S. ka sulmuar një të punësuar në institucion, përderisa ka kryer detyrat e punës.TS