Burhanedin Nuhija: Pas 9 vitesh punë në burg, më ndërprenë padrejtësisht – ndëshkim politik, jo ligjor!

Burhanedin Nuhija:
Pas ndërprerjes së punës përmes së cilës siguroja jetesën dhe kafshatën e bukës, sot nga edukatori im u njoftova se më është ndërprerë edhe angazhimi në aktivitetin e punës të cilin e ushtroja prej vitit 2016 e deri më sot.
Me këtë rast dua të theksoj se kjo padrejtësi që më është bërë mua, jam i bindur se nuk ka ardhur nga udhëheqësia e burgut, por nga të burgosurit – sidomos nga të burgosurit shqiptarë. Edhe pse e dinë mirë se ky aktivitet për mua ka qenë një lehtësim – për gjendjen time në burg dhe për shëndetin tim.
Duke parë të gjitha rrethanat, dhe duke vepruar në këtë mënyrë ndaj një vëllai të dëshmorit, që nuk ndodhet në burg për drogë, as për vjedhje, e as për ndonjë të keqe ndaj shqiptarëve – por për një çështje kombëtare – dua ta ndaj këtë me opinionin publik. Populli e di mirë pse ndodhem në burg.
Gjithmonë, atdhedashësit dhe patriotët kanë qenë të shtypur nga të ashtuquajturit shqiptarë. Po ua bëj me dije se sa më shumë duan dhe mundohen të më bëjnë keq, aq më shumë forcohem. Nuk dorëzohem, edhe sikur të ngrihen në këmbë gjithë UDB-ja dhe bashkëpunëtorët e saj.
Zoti më ka dhënë një jetë për ta jetuar, dhe atë jetë e kam jetuar me nder – dhe do të vazhdoj ta jetoj me nder.
Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë drejtim për të më shkelur mua – vëllain e dëshmorit – përpara armikut tim: Maqedonit.
Bravos ju qoftë.