Më datë 07.05.2025 rreth orës 16.00, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është raportuar se në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, automjeti i pasagjerëve ,,Seat Leon” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.K. (39) nga fshati Dobërdoll, ka goditur një këmbësor të mitur nga i njëjti fshat. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i DPB Gostivar.