Vdes një punëtor nga Bangladeshi në vendin e punës.Nuk kishte leje pune. Kallëzim penal pronarit të firmës

NJPB Kratovë ngriti kallëzim penal kundër B.O. (40) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, në lidhje me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”. I denoncuari, pronar dhe udhëheqës i personit juridik nga Gostivari, nëpërmjet një firme nga Bangladeshi ka angazhuar dy punëtorë nga Bangladeshi pa leje pune, pa kryerjen e kontrollit sistematik shëndetësor, si dhe pa trajnimin për siguri dhe shëndet në punë. Më 06.02.2025, gjersa kanë punuar në një objekt në f. Ketenovë, rrethi i Kratovës, njëri nga personat, A.R. (35) nga Bangladeshi ka ngecur në makinën e punës për prodhimin e betonit dhe nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë në vendgjarje.TS