Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët në fshatin Reçicë të Vogël të Tetovës. Për momentin zjarrfikësit bashkë me banorët e lagjes janë duke u munduar të shuajnë zjarrin dhe të mbrojnë shtëpitë përreth.

Deri më tani nuk dihet cilat janë shkaqet e zjarrit.

SPB Tetovë ka bllokuar një pjesë të rrugës Tetovë-Pirok për të mundësuar kalimin e zjarrfikësve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume