Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani.

Luiz Ejlli ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.

Ejlli ishte dënuar nga Gjykata e Fierit në kohën kur ka mbajtur detyrën e noterit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume