Kryeministri Hristian Mickoski në emrin e tij dhe të Qeverisë e uroi zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Katolike Romake papës Leoni XIV.

“Zgjedhja e Shenjtërisë së Tij Papa Leoni XIV, papa i parë me origjinë amerikane, është një ngjarje historike për Kishën Katolike Romake dhe për të gjithë besimtarët në mbarë botën. Kjo zgjedhje është simbol i një epoke të re të hapjes, guximit shpirtëror dhe përkatësisë universale, por edhe vazhdim i traditës së paqes, solidaritetit dhe kujdesit për çdo person”, thekson Mickoski në e urimin e postuar në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij, u dërgoi urime të gjithë katolikëve, ndërsa veçanërisht pjesëtarëve të bashkësisë katolike në Maqedoni, të cilët, siç theksoi, me besimin, kulturën dhe përkushtimin e tyre qytetar kontribuojnë për diversitetin shpirtëror dhe pasurinë shoqërore të atdheut tonë.

“Mandati i Papës Leoni XIV le të udhëhiqet nga mençuria e paraardhësve të tij, nga zëri i të pafavorizuarve dhe nga shpresa e gjeneratave të reja. Në kohë sfidash globale, mesazhi i tij për paqe, dialog dhe dinjitet njerëzor merr një rëndësi edhe më të madhe”, shkruan kryeministri Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume