Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar të premten pasdite në Komunën e Leposaviqit.

Sipas aplikacionit “Earthquake”, tërmeti ka ndodhur rreth orës 14:24.

Thellësia e tij ka qenë 4 kilometra.

Lëkundjet janë ndierë edhe në komunat e tjera veriore dhe në Novi Pazar të Serbisë.

Mëngjesin e sotëm, rreht orës 10:21, pati edhe një tjetër tërmet në Leposaviq. Intensiteti i tij ishte me magnitudë 2.8.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume