Pesë persona humbën jetën sot kur një helikopter ushtarak u rrëzua në liqenin artificial Maduru Oya në Sri Lanka.

Zëdhënësja e Forcave Ajrore, Eranda Geganage, tha se helikopteri po transportonte 12 persona nga ushtria dhe forcat ajrore për në një ceremoni ushtarake kur u rrëzua, rreth 280 kilometra në verilindje të kryeqytetit Kolombo, raporton Associated Press.

Të gjithë pasagjerët u nxorën të gjallë, por tre ushtarë dhe dy pilotë vdiqën më vonë në spital, tha Geganage.

Shkaku i aksidentit është i panjohur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume