Me datë 10.05.2025 në ora 01.10, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Gostivarit kanë arrestuar personin I.F. (50) nga fshati Banjicë e Poshtme i Gostivarit. Gjatë kontrollit në komunikacion në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar është ndalur automjeti i pasagjerëve “Shkoda” me targa regjistrimi të Gostivarit i drejtuar nga I.F., dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se I.F. është nën ndikimin e alkoolit, që do të thotë se i është matur niveli i alkoolit në gjak 2.17 promilë. Ai është larguar nga qarkullimi dhe është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 297a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.TS