Alergjitë e pranverës e kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë në repartin e Pulmologjisë. Pacientët kryesisht kanë temperaturë, kollitje, vështirësi në frymarrje, plogështi dhe dhinbje të muskujve. Ndërsa personat me smundje kronike kanë komplikacione më të mëdha nga alergjitë.
Prania e një alergjeni shkakton irritim në sistemin respirator dhe vështirëson frymarrjet, sidomos te asmatikët – thotë pulmologu Zekirija Shahini. Ai shprehet se pacientët që janë me smundje pulmunare obstruktive-organike dhe pacientët që janë me asëm-alergjik, nuk duhet t’i neglizhojne simptomet dhe duhet të marrin terapinë e nevojshme.
“Ditëve të fundit më shumë kemi reflektim të pacientëve që janë më smundje asmatike sepse smundja e asmës lidhet me alergjitë e stinës që janë tani, me gjelbrimin që ka fillu në stinën e pranverës dhe jemi në muajin e dytë që ka filluar gjelbërimi. Futja e një alergjeni shkakton irritim në rrugët e frymarrjes te një pacient që ka asëm alergjike, atëherë vjen deri te vështirësia në frymarrje. E keqja këtu është se, shumica e pacientëve që janë me asëm nuk e kanë nën kontroll sepse pacientët e tillë duhet ta kontrollojnë asmën, duhet të marrin terapinë që është e caktuar nga mjeku specialist, gjatë stinës kur janë alergjitë duhet të marrin tableta që do ta ndihmojnë në procesin e mirembajtjes së smundjes”, u shpreh pulmologu Zekirija Shahini.
Shahini, thotë se pacientët kërkojnë ndihmë mjeksore në fazat e fundit të smundjes, atëherë kur hospitalizimi është i domosdoshëm, por për momentin spitalet janë të mbingarkuara dhe nuk ka vende të lira.
“Kemi një mbingarkim të ambullantës e cila është me prioritet. Kemi diku rreth 30 deri në 40 kontrolle në ditë edhe pse është shumë vështirë e kemi patjetër tu dalim në ndihmë pacientëve. Momentalisht nuk ka asnjë shtrat të lirë në klinikën e pulmologjisë, sepse këtu kemi edhe patalogji të tjera, kemi karcinomet, sëmundje te tjera të mushkërive dhe nuk kemi vend për ti hospitalizuar pacientët. Në ndihmë na del Instituti i Tuberkulozës, por këto ditë edhe ai është i mbingarkuar dhe për atë themi që pacientët duhet të vinë më kohë dhe mos të presin që simptomatologjia apo shenjat të avancohen aq shumë sa të kërkohet hospitalizim”, theksoi Shahini.
Alergenët më të shpeshtë të ambjenteve të brendshme janë mikroorganizmat në pluhurin e shtëpisë, kafshët shtëpiake dhe myku. Në alergenët e jashtëm përfshihen poleni i pemëve, ai i barërave të egra dhe poleni i shkurreve.
Faktorë të tjerë rëndues të rinitit dhe astmës alergjike janë ndotja që ekziston në ambjentet e mbyllura ku mund të përmendim, tymin e duhanit apo lëndët e çliruara gjatë gatimit, si dhe ndotja e ajrit në ambjentin e jashtëm nga gazrat që lëshohen nga automjetet apo ato industriale.