“Është një shenjë pozitive që më në fund rusët kanë filluar të fillojnë të konsiderojnë përfundimin e luftës”, kështu iu përgjigj Zelensky propozimit të Putinit.
Bëhet e ditur se lideri rus Vladimir Putin propozoi bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll, Turqi, më 15 maj.
Ai tha se Rusia po propozon bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në një përpjekje për të “hequr shkaqet rrënjësore të konfliktit” dhe “të arrihet rivendosja e paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme”.
Dhe Zelensky deklaroi se vendi i tij është gati të takojë rusët, përcjell Telegrafi.
“Është një shenjë pozitive që më në fund rusët kanë filluar të konsiderojnë përfundimin e luftës. E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë shumë të gjatë. Dhe hapi i parë në përfundimin e vërtetë të çdo lufte është një armëpushim”, filloi postimin Zelensky.
Por për t’u takuar me rusët, ai ka një kusht.
“Nuk ka kuptim të vazhdohet vrasja qoftë edhe për një ditë të vetme. Ne presim që Rusia të konfirmojë një armëpushim – të plotë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm – duke filluar nga nesër, më 12 maj, dhe Ukraina është gati të takohet.”
Mbetet të shihet se a do ta pranojë Putini armëpushimin.