Të paktën 104 persona kanë vdekur në përmbytjet në një fshat pranë brigjeve të liqenit Tanganyika, në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.

Guvernatori i rajonit të Fixhit tha se fshati në rajonin e tij ka pësuar të paktën 104 vdekje dhe “dëme të mëdha materiale”. Tragjedia ndodhi teksa banorët e Kasabas ishin duke fjetur.

Shumica e viktimave janë fëmijë dhe të moshuar. 28 persona të tjerë u plagosën dhe 150 shtëpi u shkatërruan.

Shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumi Kasaba të dilte nga shtrati, duke marrë me vete gjithçka që i dilte përpara, “gurë të mëdhenj, pemë dhe baltë, duke rrafshuar shtëpitë në brigjet e liqenit”.